Gjykata Apelit në Tiranë është përfshirë nga heshtja, pas ngjarjes tronditëse të ndodhur mesditën e djeshme.
Kolegët kanë vendosur lule në vendin ku gjyqtari Astrit Kalaj dje qëndroi për herë të fundit, duke dhënë një vendim, që do të bëhej dhe shkak për humbjen e jetës. Ai u qëllua me armë zjarri sapo shpalli vendimin për një çështje pronësie, ku ishte i përfshirë xhaxhai i autorit Elvis Shkambi. Gjesti është kryer në formë respekti për kujtimin e tij, teksa kjo gjykatë ka pezulluar punimet për një javë.
Astrit Kalaja u qëllua me armë zjarri brenda sallës në Gjykatën e Apelit nga 30-vjeçari Elvis Shkambi. Për këtë ngjarje, policia ka arrestuar tre persona, Elvis Shkambi, xhaxhain e tij, Gjon Shkambi dhe rojën e sigurisë së Gjykatës, pasi nuk ka ndërmarrë veprime për të kontrolluar personat kur janë futur brenda.