Në studion e Shqipëria Live në Top Channel sot u diskutua çështja më e nxehtë e momentit, ajo e arrestimit të ish-Presidentit, Ilir Meta.
Por debati kaloi në personale mes të ftuarve Halit Valteri e Flavio Qarri.
“E vërteta që ne themi këtu për të gjithë punëtorët si Flavio, të Metës dhe Berishës, mua më bëhet qefi që Flavio nga gazetar gossipi dhe kronike rozë, ka filluar merr vesh nga politika, ekonomia dhe çështjet e juridiksionit.
Nëse Flavio ka gjithë këto gjëra për Ramën e Veliajn, të turret të shkojë të bëjë kallzim, se u tall me mua kur bëja kallzime, do arrestosh ti Metën më thoshte, se Meta i jep rrogën Flavios, dhe këta janë pjesa më e keqe e gjësë, se kanë hapësirë televizive dhe drejtojnë masat, dhe dosja e SPAK o Flavio nuk komentohet si kafe shqeto, ka fakte kokëforta. Pusho të flas unë, ti duhet të kuptosh nëse Rama e Veliaj kanë bërë korrupsion, kjo nuk e bën Ilir Metën më pak hajdut, pyetja është a ka vjedhur Meta para me të cilat u jep rrogat juve ty e çimit, s`mund ta marrësh fjalën pa mbaruar unë se s`je te LRI këtu” tha Valteri.
“Meta, Kryemadhi dhe gjithë shpura e tyre kanë konsumuar vepra kriminale që i kanë çuar për shqyrtim. Se s`mund të shihet SPAK me 2 standarte, kur arrestohen këta të PS, SPAK po punon, ndërsa kur arrestohet Sali Berisha, kollovari i tij Malltezi, Meta, kollovarin e Fatimes e tani po bëka padrejtësi,” shtoi ai.
Flavio Qarri iu kthye: “Unë gjithnjë kam qenë opozitar, edhe kur bëja gossip, në kohën kur Valteri kishte idhull Metën e Berishën. Ne si gazetarë kërkojmë një Shqipëri më të mirë. E ftoj Halitin të flasë dhe për Ramën si kollovar të Lindës në Surrel kështu që nuk më habit pasioni me të cilin Haliti flet”.