Ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj ka reaguar për herë të parë pas sulmeve të kryeministrit Edi Rama ndaj tij. Në një prenoncim për mediat, Goxhaj e ka konsideruar qasjen e kryeministrit si të pritshme, duke theksuar se nuk ka ndërmend të bjerë në nivelin e retorikës së tij.
“Unë e mirëkuptoj Ramën në hallin që ka dhe nuk merrem as me Ramën dhe as me ata që ka lëshuar Rama dhe që ka Rama përreth. Rama do shkojë tek shpifjet, do shkojë tek gjithçka, do shkojë tek akuzat, nuk ka dallim. Do shkojë tek nëna, tek motra, tek babai, do merret me të gjithë, do merret me të gjithë familjet, timen por edhe të atyre që janë tek grupi koordinator. Të gjithë do i sulmojë. I bëj thirrje grupit koordinator që ta ketë parasysh kur ecën në rrugë, gjithëkush ecën në rrugë, i ka qëlluar të eci në rrugë, në rast se të kafshon një qen, ti çfarë bën? Kthehesh e kafshon dhe ti qenin?“, u shpreh Goxhaj.
