Komisioni Evropian ka konfirmuar dhjetorin e vitit 2027 për mbylljen e negociatave me Shqipërinë. Kjo përbën një hap të rëndësishëm në rrugëtimin evropian të Shqipërisë. Bëhet me dije se gatishmëria për të mbështetur këtë datë reflekton përparimin e bërë nga Shqipëria në reformat kyçe. Këtu përfshirë fushat e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e institucioneve demokratike. Këto janë vlerësuar si thelbësore për përafrimin e vendit me standardet dhe acquis-në e BE-së.
Ky afat shihet si një motivim shtesë për qeverinë shqiptare dhe shoqërinë civile, në mënyrë që të veprojë më shumë drejt përmbushjes së kritereve të anëtarësimit. Nga ana tjetër, zyrtarët evropianë theksojnë se data mbetet një objektiv ambicioz dhe kushtëzohet nga vazhdimi i pakthyeshëm i reformave dhe zbatimi i plotë i tyre.
Analistët politikë thonë se ky angazhim nga ana e BE-së mund të ndikojë pozitivisht edhe në dinamikën e integrimit për vendet e tjera aspirante të rajonit. Në kuadër të këtij zhvillimi, Shqipëria do të duhet të përballet me detyra të mëtejshme në konsolidimin e reformave dhe në harmonizimin e legjislacionit kombëtar me atë të BE-së.
