Edhe pse pa asnjë emër, Komisioni i Ligjeve ka miratuar raportin për votimin e raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Raporti do t’i kalojë Kuvendit në seancën e sotme plenare, duke ezauruar kështu dhe raundit e tretë. Ajo që vihet re është se kreu i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj ndoqi mbledhjen që zgjati më pak se 3 minuta përmes transmetimit live në faqen e ‘Facebook’. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike nuk u paraqit në mbledhje, në ndryshim nga dy rastet e mëparshme.