Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik po mban ditën e sotme një seancë dëgjesë me anëtarët e KDRTSH për procesin e nisur nga Komisioni për shkarkimin e tyre.
Dionis Papadhimitri në fjalën e tij tha se se nuk ka pasur asnjëherë konflikt interesi
Nuk kam përfituar asnjë projekt gjatë periudhës 4 vjeçare pjesë e RTSH. Filmi me metrazh të gjatë ‘Love’ . Në atë periudhë nuk kam qenë anëtar i këshillit drejtues. Filmi ka fituar 16 çmime ndërkombëtare dhe është shfaqur në Shqipëri, Kosovë, SHBA, Kanada dhe projekti ka qenë i përfunduar.
Janë ngritur si pretendime për të bërë pis figurën time sikur ky film nuk është prodhuar ndonjëherë. Ndoshta nga drejtues të mëparshëm për të më bërë shantazh. Nuk kam asnjë përplasje interesi dhe emri im është propozuar nga shoqata e kieastëve të rinj. U nuk jam jurist jam regjisor, por kam kërkuar asistencë ligjore dhe vendimmjarrja ka qenë në koordinim me ekspertë juridikë’
Në replikë Zhupa tha se komisioni nuk ka marrë për referencë këtë cështje por ‘konflikti i interesit’ ka lidhje me vendime të tjera.
Anëtarja e dytë e këshillit drejtues të RTSH-së, Ardita Reçi kërkoi “të mos bëhej viktimë e një grupi të paaftë që kuvendi kishte zgjedhur.”
Milena Selimi, Edmond Tullumani, Bert Minga dhe Ilir Keko nuk kanë ardhur për të zhvilluar dëgjesa.
Dy prej anëtarëve, Genci Përmeti, Gëzim Podgorica kanë dhënë dorëheqjen.
Procedurat e shkarkimit vijnë pak ditë pas debatit në lidhje me procedurat që janë ndjekur në përzgjedhjen e kandidaturave për drejtor të Përgjithshëm të RTSH ku me shumicë votash u skualifikuan 3 nga 5 kandidatët me pretendimin se nuk plotësojnë kriteret për kualifikim. Ndërkohë pesë kandidatë të tjerë ishin skualifikuar më parë për mangësi në dosjet e aplikimit,duke lënë në garë vetëm Jetmir Shpuzën dhe Aurora Polon. Gjatë këtij procesi përzgjedhje që duhej të ishte me votë të fshehtë u zbulua se anëtari Mevlan Shanaj kishte votuar nga Vietnami.
Dhe kërkoi që të vijonte punë.