Kryeministri Edi Rama dhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos po zhvillojnë një konferencë të përbashkët në Bruksel, në kuadër të konferencës së 7 ndërqeveritare Shqipëri- BE
Kos e cilësoi Shqipërisë si një vend që duhet marrë shembull nga shtetet e tjera të Ballkanit, s i përket përparimit të vendit në rrugën drejt anëtarësimit me çeljen e të gjithë grupkapitujve në kohë rekord.
“Sot është një ditë e veçantë jo vetëm për Shqipërinë por edhe për BE, sepse sot tregon se BE-ja ofron rezultat dhe Shqipëria do të mbështetet në të ardhmen. Ky rezultat nuk mund të ishte pa angazhimin dhe mbështetjen. Jemi të përkushtuar ta sjellim Shqipërinë në BE. Reformat e BE-së sjellin ndryshime në sistemin ekonomik Shqiptar duke e bërë atë vërtet evropiane.
Ju jeni frymëzim për shumë shtete të Ballkanit Perëndimor. Çelja e grupkapitujeve është një sukses u jashtëzakonshëm, por mbyllja e tyre është një çmim real. Hapi tjetër është që Shqipëria të përmbushë piketat e ndërmjetme. Ju keni mbështetjen më të gjerë publike nga të gjitha vendete kandidate. Më shumë se 95% e4 qytetarëve shqiptarëve e shikojnë veten në Bashkimin Europian. Qëllimi ynë është që të sigurohemi që Shqipëria është gati për të integrimin në Bashkimin Europian.”- tha Kos.



