Shqipëria mbyll sot negociatat për Kapitullin 20, “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”, në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian. Nga Luksemburgu, kryeministri Edi Rama deklaroi se procesi po ecën sipas planit dhe se objektivi është që brenda këtij viti të mbyllen edhe më shumë kapituj të negociatave.
Kryeministri theksoi se me mbylljen e këtij kapitulli, numri i kapitujve të mbyllur shkon në katër. Më tej ai shtoi se synimi për këtë vit është të arrihet të paktën dyfishi i këtij numri.
Edi Rama: Jemi rikthyer për të mbyllur një tjetër kapitull dhe për të riafirmuar se përparimi drejt objektivit tonë historik është i pandalshëm. Ndërkohë, sapo kam zhvilluar disa takime inkurajuese për çfarë vjen më pas. Pra, plani është shumë ambicioz. Brenda këtij viti synojmë të mbyllim edhe më shumë kapituj dhe jam absolutisht i bindur që sa i takon palës sonë, do të jemi në çdo hap në përputhje me afatet.
Nuk flas me numra, mund të them që sot mbyllim një tjetër kapitull, që bëhen katër gjithsej dhe janë të pakten dyfishi i kapitujve që pritet të jetë shifra të paktën për këtë vit. Por le të shohim.
