Kryeministri Edi Rama do do t’u drejtohet shqiptarëve me një mesazh.
Zyra e Shtyipit e Kryeministrisë njofton se Rama do të mbajë mesazh nga salla e shtypit të Aeroportit “Nënë Tereza”.
Mësohet se mesazhi do të mbahet menjëherë sapo Rama të zbresë në Rinas, pas kthimit nga vizita e tij disaditore në Shtetet e bashkuara të Amerikës.
Për shkak të ndryshimit të orareve të nisjes nga aeroporti ‘JFK’ i New Jork-ut, ora e saktë e adresimit të Ramës mbetet ende e pakonfirmuar.
