Dinamika e plagosjes gjatë mbrëmjes së sotme në Tropojë është zbuluar. Mësohet se fillimisht ka pasur një sherr me motive të dobta mes dy personave në një servis makinash. Por sherri degradoi në përdorimin e armës.
Njëri raportohet se ka ka mbetur i plagosur në këmbë.
Burime nga policia bëjnë me dije se autori është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.
Njoftimi:
Plagosi me armë zjarri 2 shtetas (njëri prej tyre kalimtar), pas një konflikti për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e tij.
Rreth orës 20:10, në Bajram Curri, në oborrin e një lokali, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. S., 49 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, në këmbë, shtetasin A. B.
Si pasojë e të shtënave, është plagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën, edhe një kalimtar i rastit, shtetasi G. B.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit, është rrethuar zona, si dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe çdo provë tjetër që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë të ngjarjes.
Vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.