Një konflikt me armë ka ndodhur këtë mbrëmje në Divjakë.
Gazetarja e ABC News, Valbona Davidhi, raporton se sherri ka ndodhur mes disa të rinjsh, të cilët janë ndaluar nga policia.
Deri tani nuk raportohet për të lënduar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rastit.
