Dy persona kanë mbetur të lënduar me mjet prerës dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Sipas burimeve paraprake, njëri prej të lënduarve është 28-vjeçar nga Fieri, ndërsa tjetri nga Patosi.

Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e konfliktit, as nëse dy të plagosurit lidhen me të njëjtin sherr.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes, ndërsa spitali është rrethuar nga forcat e policisë.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 21:40, në spitalin e Fierit, janë paraqitur për ndihmë mjeksore shtetasi A. M., 28 vjeç dhe shtetasi L. S., të cilët dyshohet të jenë dëmtuar me mjet prerës (thikë), pas një konflikti me njëri-tjetrin.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimim e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.