Një incident është shënuar në ambientet e burgut 302 në Tiranë, ku dy të dënuar janë përfshirë në një konflikt fizik.

Sipas të dhënave paraprake, Viktor Ymeri dyshohet se ka goditur me shuplakë një të burgosur tjetër, me origjinë nga Kosova.

Shkak i përplasjes dyshohet të jetë bërë zhurma në ambientet e burgut. Ymeri mësohet se i ka kërkuar të dënuarit të mos bënte zhurmë, pasi po i shqetësonte gjumin, por situata ka vijuar të tensionohej.

Pas goditjes, punonjësit e policisë së burgut kanë ndërhyrë menjëherë, duke ndalur konfliktin dhe parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Rasti është marrë në verifikim nga strukturat përkatëse të burgut.