Presidenti i Shqipërisë Bajram Befaj po ndjek zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe është në komunikim të vazhdueshëm institucional me të gjitha institucionet përgjegjëse për sigurinë dhe mbrojtjen.
Lajmin e ka bërë me dije Presidenca për Top News, e cila thekson se fokusi është te qytetarët shqiptarë që ndodhen për arsye të ndryshme në rajonin e Lindjes së Mesme.
Reagimi i Presidencës për Top News:
Presidenti i Republikës po ndjek në vijimësi me vëmendje të shtuar zhvillimet dhe është në komunikim të vazhdueshëm institucional me të gjitha institucionet përgjegjëse për sigurinë dhe mbrojtjen.
Kreu i Shtetit ka kërkuar informacion dhe është informuar në mënyrë të vazhdueshme mbi masat e marra nga institucionet që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes.
Presidenti i Republikës ka udhëzuar angazhim dhe përkushtim të institucioneve, me fokus të veçantë te qytetarët shqiptarë që ndodhen për arsye të ndryshme në rajonin e Lindjes së Mesme.
Presidenti Begaj ka theksuar nevojën për forcimin e masave të sigurisë dhe rritjen e gatishmërisë së strukturave përkatëse, duke vendosur në plan të parë sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve.
Bashkëpunimi dhe bashkërendimi ndërinstitucional i shërbejnë forcimit të masave për garantimin e sigurisë.
“Jeta e çdo qytetari shqiptar është prioritet!” – kjo ka qenë kërkesa e Presidentit drejtuar të gjitha institucioneve.
