Ditën e sotme në fshatin Mashkullorë të qytetit të Gjirokastrës dy të moshuar janë konfliktuar për çështje pronësie.
Sipas njoftimit të policisë 93-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri një 61-vjeçar i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 09:40, në fshatin Mashkullorë, dyshohet se për shkak të konflikteve të vazhdueshme për motive pronësie, shtetasi A. Ç., 93 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin P. Ç., 61 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi A. Ç., është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit kallashnikov.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
