Një konflikt mes disa personave është regjistruar në lagjen “11 Janari” në qytetin e Fierit.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa patrullat shoqëruan tre persona në ambientet e komisariatit për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në këtë përplasje, ndërsa pritet që policia të japë më shumë informacion lidhur me ngjarjen.