Konspiracionisti Alfred Cako i është rikthyer teorisë së tij që të gjithë njerëzit, në të ardhmen do të lëvizin me mikroçip.

Duke marrë shkas nga rënia e rrjeteve sociale për disa orë, Çako deklaroi se po shkohet drejt krijimit të njëriut “avatar”.

Nga studio e emisionin “Breaking” në Top News, konspiracionisti shkoi shumë larg kur tha se elementë shpirtërore do futen tek robotët, duke krijuar atë që ai e quan një miks mes “njeriut dhe robotit digjital”.

“Gjithçka pastaj do bëhet me mikroçip. Kush nuk lexon konspiracion, është zero. Inteligjenca është natyrale, nuk ka rëndësi sa shkollë ke. Shikoni robotin Sofia. Presidenti i Pfizer ka deklaruar se ne kemi zbuluar “softwerin e Zotit”. Do merret elementi shpirtëror dhe do futet tek robotët. Këta duan të lënë rrreth 700 milionë njerëz deri në një kohë të afërt. Elementet shpirtërorë do futen tek robotët. Do kemi një miks mes njeriut dhe robotit digjital.

Nuk do lejohet askush të jetojë në fshat. Do i fusin të gjithë nëpër qytete. Nuk u kam thënë më parë, por nuk do ju lejojnë të mbajnë më kafshë shtëpiake. Ju po e shihni se çfarë po ndodh me mishin. Duan të realizojnë revolucionin e katërt, dhe po shkohet drejt krijimit të njeriut avatar. Futja e shpirtit në enë është realizuar prej vitesh. Në një shpellë natyrale janë ndërtuar 4-5 kate me këto kategori”, tha Cako.

Konspiracionisti, foli për atë që quhet “softweri i Zotit”.

“Po bëjnë kombinime gjenetike mes specieve të ndryshme, mes njeriut dhe kafshëve. Në katin tjetër, njeriut i heqin shpirtin dhe i kalojnë në softëerin e Zotit. Këto elemente të shpirtit, nuk do lejojnë të shkojnë tek Zoti dhe do i injektohen robotit të pavdekshëm”, tha Cako./Gazeta SHQIP