Prokuroria e Sarandës ka shpallur në kërkim një 22-vjeçar nga qyteti, i dyshuar se i ka shitur drogë një vajze të mitur.
Sipas hetimeve të policisë, ngjarja ka ndodhur më 16 maj 2025. I riu, me inicialet O. L., dyshohet se i ka shitur një sasi kokaine një vajze 15 vjeçare. Pas konsumimit të drogës, e mitura është ndjerë keq dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Policia e Sarandës ka nisur hetimet dhe ka referuar çështjen në Prokurori. Ndërkohë, 22-vjeçari është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.
