Një 24-vjeçar irlandez akuzohet për kontrabandën e 14 shtetasve shqiptarë në Skoci me një kamion. Patrick John McKinney nga Coshquin në Irlandën e Veriut u arrestua në dhjetor 2024, pasi një kamion u ndalua në terminalin e trageteve Loch Ryan në Cairnryan në Dumfries dhe Galloëay.
Prokurorët pretendojnë se ai fshehu 14 emigrantë shqiptarë në pjesën e pasme të automjetit. Në Gjykatën e Lartë në Glasgoë, avokati mbrojtës Brian McConnachie KC tha se klienti i tij i mohoi akuzat dhe se një datë gjyqi u caktua për 26 korrik të vitit të ardhshëm.
Vepra penale dyshohet se është kryer gjatë kushteve të këqija të motit, ndërsa kamioni me anë të hapura ishte në gjendje “të papërshtatshme për rrugë”, duke vënë në rrezik jetën e shqiptarëve.
Çështja u paraqit në Gjykatën e Lartë në Glasgoë, ku McKinney u përball me një akuzë për sjellje të fajshme dhe të pamatur dhe një tjetër sipas Aktit të Imigracionit. Akuzat thuhet se rëndohen nga një lidhje me aktivitetin e trafikimit të qenieve njerëzore.
