Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zhvilluar një aksion të befasishëm në burgun e Durrësit, me synim goditjen e sendeve të ndaluara brenda institucionit.
Sipas njoftimit zyrtar, operacioni u ndërmor pas informacioneve të siguruara nga strukturat operative dhe analizës së riskut. Kontrolli u realizua në orët e para të mëngjesit.
Gjatë ndërhyrjes u ushtruan kontrolle të imtësishme si në ambientet e brendshme, ashtu edhe në ato të jashtme të institucionit.
Autoritetet bënë të ditur se u sekuestruan tre celularë të tipit “iPhone”, të ndezur dhe funksionalë. Njëri prej tyre u gjet në posedim të një të paraburgosuri me inicialet B.G., ndërsa dy të tjerë, së bashku me një palë kufje “bluetooth”, u konstatuan në ambientet e institucionit pa autor të identifikuar.
Menjëherë pas konstatimeve, u bë veçimi i të paraburgosurit, u hartua raporti i incidentit dhe u mbajt procesverbali për bllokimin e sendeve të ndaluara. Materialet i janë referuar Specialistit të SHKB për vijimin e veprimeve hetimore.
Drejtoria e Burgjeve thekson se ky aksion është pjesë e masave të shtuara për garantimin e sigurisë në institucionet penitenciare dhe paralajmëron se kontrollet do të vijojnë me intensitet të lartë në të gjitha IEVP-të në rang vendi, me zero tolerancë ndaj shkeljeve.
NJOFTIMI I POLICISË:
Stop sendeve të ndaluara në IEVP Durrës
Në vijim të informacioneve të siguruara nga strukturat operative të IEVP Durrës dhe pas analizës së riskut, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ndërmori një aksion të befasishëm kontrolli në këtë institucion.
Kontrolli u zhvillua në orët e para të mëngjesit, në zbatim të Urdhrit Nr. 626, datë 07.04.2026, me pjesëmarrjen e Forcave Speciale të DPB.
Gjatë operacionit u ushtrua kontroll në ambientet e brendshme dhe të jashtme të institucionit.
Rezultatet e kontrollit:
U sekuestruan tre celularë tip “iPhone”, të ndezur dhe funksionalë.
Njëri prej tyre u gjet në posedim të të paraburgosurit me iniciale B.G.
Dy të tjerë, së bashku me një palë kufje “bluetooth”, u konstatuan pa autorë në ambientet e institucionit.
Veprimet e menjëhershme:
* U veçua i paraburgosuri B.G.
* U hartua raporti i incidentit.
* U mbajt procesverbali i bllokimit të sendeve të ndaluara.
* Materialet iu referuan Specialistit të SHKB për veprime të mëtejshme hetimore.
Ky aksion është një tjetër dëshmi e vendosmërisë për të goditur çdo tentativë për cenimin e sigurisë në institucionet penitenciare.
Kontrollet do të vijojnë me intensitet të lartë në të gjitha IEVP-të në rang vendi. Zero tolerancë ndaj shkelësve.

