Kontrolle të befasishme janë zhvilluar në IEVP Shkodër, në bashkëpunim me Agjencia e Mbikëqyrjes së Sistemit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Operacioni është zhvilluar nën drejtimin e stafit drejtues të burgut dhe policisë së institucionit, ndërsa kontrollet janë fokusuar në disa ambiente të brendshme të godinës.

Gjatë verifikimeve në godinën 2 janë gjetur tre aparate celularë të markave të ndryshme. Sipas njoftimit zyrtar, një telefon i markës Xiaomi u gjet në ambientet e dusheve, ndërsa në lavanderi u konstatuan një celular Nokia dhe një iPhone, së bashku me dy fisha karikimi.

Për rastin janë hartuar procesverbalet përkatëse dhe raportet e incidentit, ndërsa autoritetet kanë njoftuar Agjencinë për vijimin e procedurave të mëtejshme.