Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet në rrugët dhe zonat e ndryshme të kryeqytetit.
Gjatë 48 orëve të fundit janë kontrolluar qindra persona e automjete, ndërsa janë vendosur mbi 3 mijë masa administrative.

Njoftimi i Policisë:

Kontrolle intensive në terren për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, gjatë 48 orëve të fundit, ka intensifikuar kontrollet në terren, në akset kryesore rrugore dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Forca e Posaçme Operacionale dhe shërbimet e Policisë Rrugore Tiranë kanë zhvilluar kontrolle të befasishme, me fokus evidentimin e armëmbajtjes pa leje, posedimit të lëndëve narkotike, kapjen e personave në kërkim, si dhe kontrollin e automjeteve luksoze, të blinduara, me xhama të errësuar tej normave të lejuara dhe me modifikime që shkaktojnë zhurma shqetësuese.