Flakët e zjarrit kanë përfshirë ndërtesën e ish-kaldajës së fabrikës së qumështit  duke lënë pjesën më të madhe të qytetit të Korçës pa energji elektrike.


Një zjarr i regjistruar në ndërtesën e amortizuar ka sjellë edhe dëmtimin e fidrit 9 të qytetit pas dëmtimit të dy të tjerëve nga një firmë ndërtimi. Zjarri ka rrezikuar edhe kabinën elektrike në afërsi të ndërtesës ndërsa menjëherë ka mbëritur në vendngjarje zjarrfikësja, e cila ka nisur punën për të neutralizuar flakët.


Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një mbingarkesë në rrjetin elektrik të ndërtesës së amortizuar. Ndërkohë prej mëngjesit të sotëm rreth gjysma e qytetit të Korçës ka mbetur pa energji elektrike, si pasojë e dëmtimit të fidrit 2 dhe 8 nga një firmë private ndërtimi, e cila ishte duke kryer punime në zonën periferike të qytetit. Si pasojë e dëmtimit të 3 fidrave ka mbetur pa furnizim me energji elektrike më tepër se gjysma e qytetit juglindor.