Katër persona janë arrestuar nga polica e Korçës, pasi akuzohen për falsifikim dokumentesh. Gjatë operacionit të koduar “Porosia e fundit” janë vënë në pranga shtetasit Kostaq Gjoka, Izajmir Duro, Jani Shabani, Thimi P., të cilët akuzohen për falsifikim të dokumenteve zyrtare, si pasaporta biometrike, pasaporta të huaja, leje për drejtimin e automjeteve dhe leje qarkullimi.
Burime të policisë bëjnë të ditur se të arrestuarit kërkonin rreth 500-1200 euro në këmbim të dokumenteve të falsifikuara. Gjatë kontrollit në banesat e të arrestuarve u gjetën vula institucionesh, pasaporta e patenta të falsifikuara të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu po në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan edhe një pistoletë dhe një sasi tritoli.
3 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)