policia e korcesNjë 23-vjeçare ka denoncuar në polici ish-të dashurin e saj, me pretendimin se e përndiqte. Policia e Korçës bën të ditur se R. G, 29 vjeç nga Podgoria e Korçës për një periudhë pesë mujore e shqetësonte dhe e bezdiste me telefonata dhe mesazhe në rrjetin social “Facebook” E. Ç, 23 vjeçe, nga Vreshtasi i këtij rrethi.


“E.Ç,23 vjet banuese ne fshatin Vreshtas Korçe, deklaron se prej një periudhe pesë mujore, është shqetësuar dhe bezdisur vazhdimisht me telefonata dhe mesazhe në Facebook nga shtetasi i mësipërm, për arsye të një lidhje intime midis tyre para rreth një viti dhe të prishur në këto momente”, bën të ditur policia e Korçës.


18 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)