Foto ilustruese


Përpjekjet për t’i shpëtuar të ftohtit të acartë të këtyre ditëve, për pak i kanë rrezikuar jetën një të moshuari nga Korça. Banesa e tij është përfshirë papritur nga flakët dhe vetëm fal ndërhyrjes në kohë të fqinjëve, është bërë e mundur që i moshuari të shpëtojë.


Burimet policore sqarojnë se Todi Karamelo, 83 vjeç jetonte i vetëm, në lagjen nr. 13 të Korçës. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por dyshohet se i moshuari të mund të ketë lënë hapur ngrohësen. Karamelo është dërguar në spital ku dhe ka marr ndihmën e nevojshme.


Vetëm pak ditë më parë një 81-vjeçare nga fshati Poliçan, i Gjirokastrës, humbi jetën pasi shtëpia u dogj tërësisht.


11 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)