Dhuna e ushtruar ndaj një mjeku në Sanatoriumin e Korçës ka sjellë reagimin e kolegëve të tij në këtë qytet, të cilët kanë organizuar një protestë ku kanë kërkuar më shumë siguri gjatë ushtrimit të profesionit.


Mjeku Thoma Nini u plagos një ditë më parë, pasi u dhunua fizikisht nga një pacient i shtruar në spital një javë me parë. 57-vjeçari Thoma Nini, i cili është ish-konsull në Selanik dhe prej disa vitesh i ishte rikthyer profesionit të tij si mjek pneumolog, është qëlluar në befasi me një karrige në koke nga një 61-vjeçar, pacient i tij.


Policia ka arrestuar Hajder Bregu, 61 vjeç, pasi akuzohet se ka goditur mjekun Thoma Nini kur ishte duke kryer detyrën. Mjekë të spitalit të Korçës e konsiderojnë ngjarjen të përsëritur dhe kërkojnë më shumë siguri gjatë punës së tyre.


4 shtator 2012 (gazetas-Shqip.com)