Mjeti humb kontrollin, përplas për vdekje kalimtarin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen nr 10 në Korçë, pranë Stadiumit “Skënderbeu”.
Policia raporton se shtetasi S.G, duke drejtuar mjetin tip “Mercedes-Benz” me targa AA665HF ka aksidentuar me pasojë vdekje një shtetas rreth 40 vjeç, ende i paidentifikuar.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat. U ngrit grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
4 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)