Përsëriten episodet e dhunës mbi gratë shtatzëna. Paraditen e sotme një grua shtatzënë është dhunuar nga i shoqi, i cili ka rënë në prangat e policisë.


Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e Olsi Iljazi, i cili pas një sherri të momentit ka dhunuar gruan e tij 6-muajshe shtatzënë Rudina Iliazi. Gruaja është dërguar në materniteti e Korçës dhe sipas mjekëve gjinekologë gjendja shëndetësore e saj dhe e foshnjës është jashtë rrezikut për jetën.


Ndërkohë policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e Olsi Iljazit i cili tashmë akuzohet për plagosjen e bashkëshortes së tij.


12 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)