policia e korcesNjë sherr i nisur për arsye banale mes një grupi të rinjsh në qytetin e Korçës ka degjeneruar në përplasje fizike mes tyre, duke shkaktuar tre të plagosur me mjete të mprehta.


Të plagosur nga sherri me thika kanë mbetur Shpëtim Gjeloshi, si dhe vëllezërit Arben dhe Ardian Rushiti, të cilët janë në gjendje të rëndë në spital.


Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e saj, ndërkohë që paraprakisht bën me dije se 5 të rinj u grindën me njëri-tjetrin në gjendje të dehur. Mësohet se dy autorët e plagosjes janë identifikuar dhe për ta ka nisur operacioni i kërkimit me qëllim vënien në pranga dhe nxjerrjen para drejtësisë.


4 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)