Tre pedagogë të Universitetit “Fan Noli” dhe 4 persona të tjerë po hetohen nga Prokuroria e Korçës për akuzën e korrupsionit pasiv. Sipas burimeve nga organi i akuzës Lorenc Konomi, pedagog i mësuesisë, Gjergji Capollari, pedagog i fakultetit të Bujqësisë, Rezarta Hoxhallari, pedagoge e fakultetit të Edukimit, dyshohet se merrnin rreth 15 mijë lekë për të dhënë notë kaluese në provim.
Hetimi ka përfshirë edhe katër persona të tjerë që mendohet se kanë shërbyer si sekserë midis pedagogëve dhe studentëve të interesuar për marrjen e provimeve. Ata po ndiqen penalisht me akuzën e “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm mbi persona që ushtrojnë funksione shtetërore dhe të mitmarjes”.
Fenomeni i mitmarrjes është shdërruar në një problem mjaft shqetësues. Një ditë më parë një pedagog i fakultetit Gjeologji Miniera në Tiranë është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet se u merrte para studentëve në këmbim të notës kaluese.
18 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)