Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës pasi ishte gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore në rrugë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ai ishte nën ndikimin e alkoolit dhe kishte kaluar natën në gjendje të dehur.
Pasi u transportua në spital për ndihmë mjekësore, mjekët kanë bërë përpjekje për ta shpëtuar, por ai ka ndërruar jetë. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
