Një efektiv i policisë në burgun e Korçës është vetëvrarë ditën e sotme me armën e shërbimit. Trupi i pajetë i 40-vjeçarit Ilir Sadiku është gjetur pranë Sanatoriumit të qytetit të Korçës.


Sipas policisë, viktima dyshohet se i ka dhënë fund jetës në kushtet e një depresioni të rëndë. Ndërkohë, policia e mbërritur menjëherë në vendngjarje, ka nisur hetimet e mëtejshme për zbardhjen e ngjarjes dhe motivet që kanë çuar policin e burgut të Korçës t`i japë fund jetës.


6 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)