Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka akuzuar nga salla e Kuvendit ditën e sotme ministren e Shëndetësisë Evis Sala se po i shmanget interpelancës së kërkuar për gjendjen e shëndetësisë dhe spitaleve në qytetin myzeqar.
Korreshi nuk i ka kursyer ironitë dhe batutat, duke theksuar se “po i hanë minjtë kalamajtë në Pediatrinë e Lushnjës” dhe mungojnë investimet. Ai kërkoi prezencën e ministres Evis Sala në Kuvend për interpelancë, pasi prej kohësh “ka ikur në drejtim të paditur”.
“Po lozin minjtë te Pediatria e Lushnjës o kryetar, prandaj duam interpelancë ne. Dhe nuk është ajo godina që do rregullohej por urdhëro se si hedh miu valle këtu. Urdhëroni miun se si kërcen miu me kalamajtë. Nuk po e thërresim për pilaf ministren, ndaj të na vijë këtu ajo shoqja ministre se po e thërresim për minjtë që po na hanë.
Ndaj të vijë ministrja këtu dhe të flasë se po na hanë minjtë këtu, nuk jemi për pilaf këtu. Shikoni minjtë se po na hanë kalamajtë. Të na vijë ministrja këtu. Sa herë kërkoj interpelancë unë, ministrja nuk është këtu, ministrja e Shëndetësisë të vijë këtu dhe të flasë. Ose na sillni një fotografi këtu dhe të çmallemi me ministren. Sa herë vij këtu, ka ik ministrja në drejtim të paditur, silleni për interpelancë këtu. Po na hanë minjtë!”, akuzoi deputeti demokrat.
