Deputeti demokrat, Saimir Korreshi nga protesta para Kryeministrisë kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur me shkeljet me tenderin për Tunelin e Llogarasë.
“Jam mësuar të flas në Kuvend para hajdutëve, do m ndjeni nëse kam një emocion ara kush.
Jemi mësuar me i pa në sy dhe me u thënë ka ardhur dita që prangat duhet t’iu varen në mes të këtij sheshi nga ju, të dashur nëna që s’keni më fëmijët tuaj dhe flini gjumë me foton e tyre, të dashur bujq që punoni si në mesjetë, të dashur nxënës që gjeni universitet të mbyllura.
Ka vetëm një fjalë, Rama ik. Rama ik, po me atë tunel korrupsioni që të ka zhytur brenda. Nuk mund të trajtohet buxheti i shtetit si lekët e tyre. Është dita jonë, këtyre ministrave që vjedhin qytetarët ditë pas dite. Rama ik me gjithë tabor”, u shpreh Korreshi.
