Kryeministri i Shqipëri, Edi Rama, ka reaguar pas vendimit të autoriteteve në Kosova për njohjen e kartave serbe të identitetit. Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama theksoi se integrimi i rajonit në Bashkimi Evropian është një interes strategjik për gjithë Evropën.

Ai përshëndeti koordinimin mes Kosovës dhe BE-së lidhur me zbatimin e Ligjit për të Huajt, duke theksuar se procesi i çmontimit të strukturave paralele është i vështirë dhe kërkon mbështetje. Sipas tij, ky hap duhet të pasqyrohet edhe nga BE-ja përmes heqjes së masave ndëshkuese ndaj Kosovës dhe duke e çuar përpara procesin e aplikimit të saj për anëtarësim.

Rama u shpreh se një Ballkan Perëndimor plotësisht i integruar në BE nuk duhet parë si bamirësi, por si një fitore strategjike për kontinentin evropian.

Ndërkohë, qeveria e Kosovës ka vendosur të lëshojë leje të përkohshme qëndrimi për 12 muaj për pjesëtarët e komunitetit serb që nuk kanë dokumente të Kosovës, duke njohur edhe kartat e identitetit të lëshuara nga autoritetet serbe. Ky vendim synon të zbusë efektet e zbatimit të plotë të Ligjit për të Huajt dhe rregullave për automjetet, të cilat hynë në fuqi më 15 mars. Sipas këtij ligji, personat pa dokumente të Kosovës duhet të pajisen me leje qëndrimi, ndërsa automjetet me targa të huaja nuk mund të qarkullojnë në territorin e vendit për më shumë se tre muaj pa autorizim.