Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëdhënie e tij me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kutin. Në një intervistë për Deutsche Welle në shqip, Rama ka deklaruar se marrëdhënia e tij me Kurti në aspektin persona është shumë miqësore, ndërsa në aspektin politik ekzistojnë dallime të pashmangshme në këndvështrime.
Rama shtoi gjithashtu se në të gjitha aspektet e bashkëpunimit me Kosovën, në bashkëpunimin ndërshtetëror, janë bërë goxha përparim dhe janë duke punuar bashkërisht për një vepër madhore siç është hekurudha Durrës-Prishtinë. Më tej Kryeministri u ndal edhe tek çështja Kosovës- Serbisë, ku theksoi Kosova duhet ta harrojë krejt Serbinë në kuptimin që duhet të përmbushë në mënyrë unilaterale të gjitha kërkesat e dialogut dhe pastaj përgjegjësia për veprimet e mëtejshme i mbetet Serbisë.
“Me Albinin kam një marrëdhënie shumë miqësore në aspektin personal, por kemi dallime të pashmangshme në këndvështrime, dhe këto dallime i ndajmë në mënyrë të hapur dhe të drejtpërdrejtë. Në të gjitha aspektet e bashkëpunimit me Kosovën, në bashkëpunimin ndërshtetëror, kemi bërë goxha përparim, dhe jemi duke punuar bashkërisht për një vepër madhore siç është hekurudha Durrës-Prishtinë”, u shpreh Rama.
Sipas meje, Kosova duhet ta harrojë krejt Serbinë në kuptimin që duhet të përmbushë në mënyrë unilaterale të gjitha kërkesat e dialogut dhe t’ia lërë, siç i themi ne, topin në derë Serbisë, duke i thënë Evropës, duke u thënë të gjitha vendeve të Evropës, edhe atyre që nuk e njohin akoma, ‘ja kush jemi ne, i përmbushëm, i firmosëm dhe tani shkoni dhe merrjani firmën Serbisë’. Por duhet të shkëputet totalisht nga Serbia dhe nuk duket të jetojë me idenë e Serbisë”, tha Rama.
