Një objekti i dyshimtë alarmoi mëngjesin e sotëm banorët në zonë e Rrugës së Elbasanit, pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë.
Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë efektivët e Policisë së Shtetit, të cilët rrethuan perimetrin dhe bllokuan qarkullimin e automjeteve në segmentin ku ishte sinjalizuar objekti i dyshimtë.
Por sipas informacioneve paraprake, në objektin e dyshimtë që rezulton të ishte një kovë ndodheshin fasule, duke eliminuar çdo dyshim për rrezik.
