
Arbër Paplekaj, i cili është arrestuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, ka marrë certifikatë vlerësimi për luftën kundër terrorizimit nga kryeministri Edi Rama në vitin 2015.
Siç shihet në foton e publikuar nga Top Channel ai shfaqet krah kryeministrit Rama, ish ambasadorit Donald Lu dhe ish-ministrit Saimir Tahiri.
Elbasani u trondit sot, ku Pjerin Xhuvani mbeti i vdekur gjatë përplasjes së mbështetësve të PD dhe PS.
Arbër Paplekaj ka pranuar krimin duke thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që po blinin vota. Ngjarja mbetet ende e paqartë./Gazeta SHQIP

