Dy ditë para zgjedhjeve të pjesshme që do të bëhen në 5 bashki të vendit, kryeministri Edi Rama ka mbledhur kandidatët e PS në podkastin e tij “Flasim”.
Gjatë një bashkëbisedimi me kandidaten e Vlorës, Brunilda Mersini, kreu i qeverisë i dha asaj disa direktiva, ku me kryesorja ishte porosia për drejtoret e bashkisë. Rama tha se të gjithë drejtorët e bashkisë duhet të paraqiten të parët në punë dhe të largohen të fundit.
Gjithashtu, kreu i qeverisë i kërkoi kandidates për kryetare bashkie “që të presë degët e nepotizmit në bashki”.
“Shpresoj mirë që ata drejtorët të vijnë në resht të gjithë të parët, para fillimit të orarit zyrtar dhe të ikin në fund kur të gjithë të tjerët të jenë në shpi. Bruna duhet të marrë listën e atyre që janë në punë dhe të fillojë me gërshëre të presë pemët e nepotizmit atje, në Vlorë në administratë që është një histori e madhe më vete ajo. Po ta them që ta dëgjojnë edhe vlonjatët, drejtorët duhet të vinë resht në mëngjes të bashkia një nga një dhe në orën 7 e 30 të jenë rrethe e rrotull tryezës tënde dhe pastaj të fillojnë punë. Unë po të them drejtorët, dua që drejtorët e bashkisë Vlorë të shkojnë në punë në 7 e 30 në resht njëri pas tjetrit. Kush nuk vjen në resht atje të iku dhe të vijë tjetri. Dhe 100 ditë duhet të krastitur gjithë pema e nepotizmit, duke filluar nga kushërinjtë. Ke ndonjë kushëri atje në bashki? Po e pate ta gjejnë vlonjatët”, tha kryeministri Rama.


