Zbardhen detaje të reja sa i përket operacionit të djeshëm në Itali ku u çmontua grupi italo-shqiptar i trafikut të lëndëve narkotike.
Hetimi ka zbuluar se grupi ishte shumë më i madh nga sa pritej paraprakisht, ndërsa krerët e grupit janë identifikuar si dy shtetas shqiptarë që jetonin midis Castelfiorentino dhe Colle Val d’Elsa, të cilët krijuan strategji dhe kanale furnizimi, vende ndalimi dhe magazinimi, çmimet e shitjes së drogës, si dhe marrësit e tyre.
Kontaktet e tyre të besuara menaxhonin depot e drogës, transferimin e narkotikëve dhe ishin përgjegjës për përgatitjen e dërgesave që do t’u dorëzoheshin klientëve, duke marrë të ardhurat nga shitjet.
Disa nga të dyshuarit ishin të punësuar zyrtarisht si shoferë furgonësh/korrierë për “kompani transporti rrugor të mallrave për palë të treta” dhe e shfrytëzuan këtë punë për të simuluar shpërndarjen e produkteve duke përdorur qese plastike transporti për të fshehur sasitë e drogës që do t’u dorëzoheshin klientëve
