Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Shkodër, ku është dhunuar kreu i AKU-së për Shkodrën, Ramir Haderi.

Sipas informacioneve paraprake, ai është goditur me sende të forta nga persona ende të paidentifikuar, duke marrë dëmtime në trup dhe në pjesën e pasme të kokës.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në lagjen Rus, ndërsa autorët janë larguar menjëherë pas sulmit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave të përfshirë në ngjarje.