Kreu i ARRSH, Gentian Gjyli është paraqitur në SPAK këtë të martë.

Një burim jo zyrtar i tha Top Channel se pritet që sot të rëndohet pozita e Gentian Gjylit të cilit pritet t’i komunikohet akuzë për dyshimet e shpërdorimit të detyrës.

Ai pritet të jetë në të njëjtën dosje hetimore ku i pandehur është marrë dhe do t’i komunikohet akuzë edhe Evis Berberit aktualisht nën arrest në burg për dyshimet e shkeljes së barazisë në tendera.

Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, në total veç Gentian Gjylit janë edhe 20 persona të tjerë./TopChannel