Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të udhëtojë më 6 shtator drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të zhvillojë një takim me shqiptarët që jetojnë atje.

Por në të njëjtën ditë, një grup emigrantësh shqiptarë, të cilët mbështesin protestën, kanë paralajmëruar zhvillimin e një tubimi në SHBA kundër kreut të demokratëve.

Përmes një postimi në Instagram, organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në protestë, duke përdorur sloganin: “Berisha non-grata, Berisha në burg”.

Berisha e kishte njoftuar më herët takimin me diasporën shqiptare në SHBA, në atë që cilësohet si udhëtimi i tij i parë atje pas heqjes së statusit “non grata”.

Takimi me shqiptarët e Amerikës, i titulluar “Freedom Works”, do të zhvillohet të dielën, më 6 shtator, në orën 11:00, në Bergen Performing Arts Center, në Englewood, New Jersey.

Përballë këtij aktiviteti, emigrantët që kundërshtojnë Berishën kanë paralajmëruar protestë, duke e kthyer 6 shtatorin në një përplasje të dy qëndrimeve politike mes shqiptarëve në SHBA.