Kreu i SPAK, Altin Dumani ka nisur raportimin në komisionin e ligjeve lidhur me punën e institicionit që ai drejton për vitin 2024.
Dumani tha se gjatë vitit 2024, janë sekuestruar 65.5 milionë euro, një rritje me 60% krahasuar me 2023, duke përfshirë pasuri të paluajtshme, bankare dhe kriptovaluta.
“Gjatë vitit 2024 SPAK ka pasur ndjekjen e rekomandimeve të BE, rezolutës së Kuvendit dhe rekomandimeve prioritare të Këshillit të Ministrave në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit. Numri i prokurorëve u rrit në 20, u rritën dhe trajnimet ndërkombëtare. U rritën me 8% çështjet në hetim. Në nëntor 2024 u miratua udhëzimi për masat administrative dhe procedura për kryerjen e hetimit pasuror dhe financiar, që i zhvillon paralelisht me hetimin penal. Gjatë vitit 2024, janë sekuestruar 65.5 milionë euro, një rritje me 60% krahasuar me 2023, duke përfshirë pasuri të paluajtshme, bankare dhe kriptovaluta”, tha Dumani.
Dumani shtoi se janë proceduar rreth 33 zyrtarë për korrupsion.
“Rezoluta përmbante një sërë rekomandimesh. SPAK hartoi urdhërrëfyesin e çështjeve të prapambetura. Në hetimet financiare, zbatimi u miratua me zbatimin e udhëzimit të përgjithshëm që unifikon standartet e punës. Vetëm 9.7 për qind e të paraburgosurve janë në hetim nga SPAK.
Gjatë 2024 janë 128 kërkesa për informacion me publikun. SPAK ka vijuar punën për plotësimin e strukturave ku në 2024 ishin 112 punonjës. Për zgjedhjen e krerëve të BKH është në fazë përmbyllëse.
Gjatë 2024 SPAK pilotoi sistemin elektronik të hetimit të çështjeve. Që gjatë janarit të 2025 ka nisur sistemi i menaxhimit të çështjeve. SPAK ka rritur numrin me 33 zyrtarë të proceduar dhe 19 të dërguar në gjykatë për korrupsion. SPAK ka forcuar hetimet financiar me rreth 65.5 milionë euro të sekuestruara.”