Gjykata e Elbasanit ka shpallur fajtor dhe dënon me 17 vite burg shtetasin Erjon Sirinxhi,30 vjec, i akuzuar nga Prokuroria e Elbasanit për veprën penale të “marrëdhënies seksuale me të mitur”, më shumë se njëherë. Ngjarja për të cilën është akuzuar i pandehuri ka ndodhur pasditen e 11 shkurtit 2015, kur shtetasja E.T, e mitur (13 vjeç), është larguar nga shtëpia dhe ka shkuar në shtëpinë e të pandehurit, ku kanë kryer edhe marrëdhënie seksuale.
Gjatë deklarimit të dhënë në polici dhe para prokurorit, e mitura ka shpjeguar se më datë 10 shkurt 2015 në orët e pasdites dhe në datë 11shkurt 2015 në mesditë ka kryer marrëdhënie seksuale me të pandehurin Erjon Sirinxhi, në banesën e këtij të fundit. Sipas aktit të ekspertimit mjeko-ligjor e dëmtuara kishte arritur pjekurinë seksuale dhe ishte e defloruar.
Në këto kushte është bërë arrestimi i shtetasit Erjon Sirinxhi. Ky procedim është dërguar për gjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor ndaj të pandehurit Erjon Sirinxhi të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” e kryer më shumë se një herë, në dëm të shtetases së mitur M.T., Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka kërkuar përfundimisht, deklarimin fajtor të të pandehurit Erjon Sirinxhi për kryerjen e veprës penale të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, e kryer më shumë se një herë. I riu bëri gjykim të shkurtuar duke përfituar uljen e 1/3 së dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 17 vjet burgim. Gjykata ka vendosur që ai të mos fitojë nga lirimi para kohe, ose me kusht, deri në vuajtjen e plotë të dënimit.
22 korrik 2015 (gazeta-Shqip.com)