Krimi Ekonomik pranë policisë së Tiranës ka arrestuar 2 punonjës të një banke të nivelit të dytë në Tiranë, ndërkohë 6 punonjës të tjerë janë në arrest shtëpie dhe 4 pezullim nga detyra.

Operacioni erdhi pas denoncimit të disa qytetarëve të cilët ishin klient në këtë bankë dhe paratë e tyre nuk i kishin në llogarinë e tyre. Dyshohet se punonjësit me njërit tjetrin kanë zhvatur paratë e klientëve.
Deri tani dyshohet dëmi më shumë se 200 mijë euro të paktën nga rastet e dokumentuara.

Vijojnë hetimet për zbulimin e rasteve të tjera nga këta persona pasi dyshohet se numri i klientëve të vjedhur është i madh.