Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, zhvilloi sot një takim në Podgoricë me Kryeprokurorin Special të Malit të Zi, Vladimir Novović.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Prokuroria e Posaçme përmes një postimi në rrjetet sociale, ku u publikuan edhe foto nga takimi.

Gjatë bisedës, u vlerësua bashkëpunimi i ngushtë mes dy institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar transnacional, me fokus të veçantë tek trafiku i lëndëve narkotike dhe ndjekja penale e autorëve në të dy vendet.