Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje të fortë për biznesmenët, duke kërkuar deklarimin e pagave reale të punonjësve. Ai e konsideroi si një krim të ndëshkueshëm praktikën e fshehjes së pagave, sidomos në sektorin e ndërtimit, ku punonjësit shpesh regjistrohen me paga minimale, ndërsa realiteti është ndryshe.
Rama theksoi se kjo situatë ka sjellë një rritje të numrit të punonjësve që kontribuojnë në sistemin e sigurimeve, por kërkoi më shumë angazhim për të luftuar informalitetin.
Ai theksoi se çdo deklarim i pasaktë është një goditje për pensionistët dhe për të ardhmen e punës. Kryeministri e përmbylli fjalën e tij duke u shprehur se është koha për të ndalur këto praktika dhe për të siguruar një treg të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.