Mediat greke kanë konfirmuar se trupi i gjetur në një makinë të djegur në zonën e Skourta, Greqi, i përket 27-vjeçarit shqiptar Sulo Halili, i cili kishte humbur kontaktet me familjen më 4 nëntor dhe ishte shpallur i zhdukur. Pas rezultatet e analizave të ADN-së, autoritetet greke kanë verifikuar identitetin e viktimës, duke shuar çdo dyshim lidhur me ngjarjen tragjike.

Halili, baba i një fëmije dhe pa precedentë penalë, ishte larguar nga Tepelena për në Greqi dhe sipas hetimeve, ai kishte udhëtuar drejt zonës së Vilia, në Atikë, ku dyshohet se mund të ketë qenë në një takim me dikë. Trupi i tij i copëtuar dhe i djegur u gjet në një makinë të vjedhur me targa të falsifikuara, të cilat ishin ndërruar nga autorët me targa që përputheshin me një makinë tjetër nga Katerini.

Hetimet kanë treguar se mënyra e veprimit tregon për një ekzekutim të mirëorganizat, me një makinë të përdorur për të fshehur gjurmët dhe me shenja të qarta të një vrasjeje profesionale. Sipas informacionit të siguruar nga hetuesit, viktima ishte lidhur dhe qëlluar, një skenar që i jep ngjashmëri një kontrate vdekjeje të porositur.

Hetuesit dyshojnë se Halili mund të ketë qenë përfshirë në aktivitete kriminale, ose mund të ketë rënë rastësisht në duar të gabuar. Pamjet filmike nga Vilia kanë dokumentuar se Halili ka shkuar në këtë zonë, ndërsa një makinë e dyshuar është larguar pas ngjarjes me shpejtësi. Ndërkohë, analiza e telefonit të tij dhe hetimet përkatëse po vazhdojnë për të zbardhur më tej rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët e mundshëm të krimit.

Autoritetet greke dhe ato shqiptare po bashkëpunojnë për të zbuluar motivin e mundshëm të vrasjes, ndërkohë që mediat greke raportojnë se për shkak të mënyrës profesionale të kryerjes së krimit, kjo mund të jetë një hakmarrje ose një ngjarje që lidhet me aktivitetet e Palili. Hetimet vijojnë dhe priten zhvillime të tjera në lidhje me këtë ngjarje tragjike./HuffingtonPost